Vizita e gėrmimeve arkeologjike nė Shas

Nė kuadėr tė veprimtarive me karakter mėsimorė, nxėnėsit e Gjimnazit “Drita”,  gjegjėsisht grupi i  nxėnėsave tė seksionit tė historisė, kanė vizituar gėrmimet arkeologjike nė qytetin e lashtė tė Shasit.

Qėllimi i kėsaj vizite ishte qė nxėnėsit tė njoftohen me trashėgiminė e kulturės materiale tė vendit, si dhe tė njohin mė mirė  lokalitetet dhe vendet me rendėsi historike tė qytetit tonė.

Kjo vizitė nė qytetin e lashtė tė Shasit u realizua nė koordinim me Qendren Kulturore tė Ulqinit si dhe me grupin e arkeologėve tė angazhuar nė kėtė projekt. Gjatė vizitės,  nxėnėsve u dhanė shpjegime dhe informacione pėr tė kaluaren  e kėtij lokaliteti dhe pėr materialet e gjetura gjatė gėrmimėve.

Pėr nxėnėsit e shkollės sonė ndjekja e gėrmimėve arkeologjike nė Shas ishte mjaft domethėnėse, duke pas parasysh vlerėn historike qė bart ky lokalitet, por  edhe nga nevoja pėr tė njohur mė mirė lokalitetet dhe kulturėn materiale tė vendit.

Duke qenė se monumentet e trashigemisė kulturore nė pėrgjithėsi kanė vuajtur nga efekte tė ndryshme tė proceseve historike, ngritja e vetėdijes mbi rolin dhe peshėn qytetruese qė ato kanė, pėrbėn njė prej formave tė ruajtjes dhe valorizimit tė trashėgimisė kulturore tė vendit tone, krahas kultures dhe vlerave Evropiane.