NXĖNĖSIT E GJIMNAZIT “DRITA” TURNE NĖ FUTBOLL TĖ VOGĖL

Nxėnėsit e Gjimnazit “Drita” organizuan nė nivel tė shkollės “Turne nė futboll tė vogėl”. Ne kėtė turne i cili pėrfundoj para pak ditėve, ekipet jane formuar ne baze te paraleleve ku ėshtė caktuar dhėnia e njė shume simbolike tė hollash nga ekipet pjesmarrėse me qėllim krijimin e njė fondi  pėr  organizimin e njė festė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė nxėnėsit.

Zhvillimi i kėtij turneu pati njė ecuri tė shkėlqyer nėn mbikqyrjen e vazhdueshme tė mėsimdhėnėsve e posacėrisht mėsimdhėnėsit tė edukatės fizike I cili nė mėnyrė tė vecantė  u kujdes pėr mbarvajtjen dhe ecurinė e kėtij turneu. Paraqitja e nxėnėsve nga secila  paralele ishte shumė e mirė, skuadrat pjesėmarrėse gjatė ndeshjeve u treguan mjaft  tė disiplinuara, tė rregullta duke shfaqur njė edukatė tė lartė, me njė rivaliteti tė arsyeshėm, por duke mos e cėnuar nė asnjė rast  atmosferėn e  mirė dhe mardhėniet e shkėlqyera tė nxėnėsve nė mes veti.

Pasi u zhvilluan ndeshjet e turnit tė parė tė cilat zgjaten disa jave, u  percaktuan edhe ekipet qė do tė vazhdonin mė tej nė fazen gjysėm-finale. Ndeshjet e gjysėm-finales u zhvilluan nė “kalceton e mbyllur nė lagjen Gjerana” duke nxjerrė fitues kėto ekipe: Vendi i parė- “Paralelja e IV 2”, Vendi i dytė- “Paralelja IV 1” dhe Vendi i tretė- “Paralelja e vitit tė  II”.

Tė nesėrmen mė kėtė rast u mbajt brenda ambientėve tė shkollės u mbajt koktej solemn dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes sė cmimeve, ku stafi drejtues I shkollės dhe mėsimdhėnėsit falėnderuan ekipet pjesėmarrėse dhe tė gjithė nxėnėsit e shkollės pėr iniciativėn, angazhimin dhe paraqitjen dinjitoze tė tyre nė kėtė aktivitet. Gjithashtu me kėtė rast u ndanė edhe disa cmime tė tjera si:

Lojtari mė i mirė- Lulėzim Suma

Golėshenuesi mė mirė- Edin Tagani

Lojtari fair-play: Vehbi Nasufaga

Ekipi fair-play: “paralelja e vitit tė I”