Rendėsia e mirėmbajtjes sė ambientit dhe e pastėrtisė nė qytetin e Ulqinit

Nė kuadėr tė orėve mentor tė organizuar nė Gjimnazin “Drita”, ishte e pranishme, Drejtoresha e Ndėrmarrjes publike pėr veprimtari komunale znj. Zana Sarvan, ku mbajti nje prezantim pėr nxėnėsit e shkollės tonė.

Nė kėtė prezantim znj. Zana Sarvan i njoftoj nxėnėsit e Gjimnazit “Drita” pėr rėndėsinė qė ka mirėmbajtja e qytetit si dhe e gjithė  ambientit  jetėsorė qė na rrethon. Ajo apeloj qė qyteti ynė ka nevojė pėr njė vetėdije mė tė lartė sa i pėrket mėnyrės sė trajtimit tė ambientit nga qytetarėt dhe kujdesit qė paraqesin ndaj tij, nė mėnyrė qė tė kontribuojnė pėr njė qytet mė tė pastėr dhe mė tė gjelbėrt.

Gjithashtu u sqarua cili duhet tė jėtė  kuptimi pėr “pastėrtinė”, si duhet ajo tė jetė e shtrirė nė tė gjith zonat e qytetit  dhe si ėshtė e nevojshme qė njerzit tė kenė njė qasje tė pėrgjegjshme, sepse tė gjitha  hapsirat  ku ne veprojmė dhe organizojmė jetėn, detyrimisht reflektojnė nė nivelin e pastėrtisė individuale dhe nė cilėsinė  e jetės tonė nė pėrgjithėsi.

Ajo qė u konstatua  nė pėrfundim  ėshtė se, ndėrgjegjėsimi i shoqėrisė ėshtė faktor me rėndėsi pėr pastertinė dhe mirėmbajtjen e ambientit. Pra, njė vetėdije me  e lartė dhe e shėndoshtė e shoqėrisė nė kėtė aspekt, do tė ndikojė qė tė kemi  njė mjedis mė tė pastėr, si dhe nė kėtė mėnyrė do tė minimizohet ndotja e mjedisit nga tė gjithė subjektet.