Nxėnėsit e Gjimnazit Drita marrin pjesė nė qytetin e Kotorrit me rastin e shenjimit tė Ditės sė Evropės

Nxėnėsit e Gjimnazit Drita me dt. 08. 05. 2013, moren pjesė nė kremtimin e Ditės sė Evropės tė organizuar nė qytetin e Kotorrit. Me kėtė rast u organizuan aktivitete tė ndryshme, ku binte nė sy pjesmarrja e nxėnėsve nga gjimnaze tė qyteteve tė ndryshme si, Kotorri, Tivati, Budva, Podgorica dhe nxėnėsit e Gjimnazit Drita nga Ulqini.

Tė gjithė nxėnėsit pėrveē se e shfrytėzuan kėtė ditė pėr rekreacion dhe shetitje, duke vizituar qytetin e vjetėr tė Kotorrit, ata gjithashtu u angazhuan bashkarisht nė promovimin dhe informimin e qytetarėve tė interesuar pėr vlerat, politikat dhe standartet e Bashkimit Europian, ku  u bė edhe shpėrndarja e materialit promovues si fletėpalosje, broshura, bluza, stilolapsa, flamuj etj.

Nė kuadėr tė kėtij organizimi me rastin e Ditės sė Evropės, u mbajt edhe program kulturorė nė sallėn e Qendrės Kulturore tė qytetit tė Kotorrit nė hapsirat e qytetit tė vjetėr, ku ishin tė ftuar pėrfaqėsues tė BE, pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Malit tė Zi, si dhe eksponentė tė tjerė nga fusha e arsimit dhe shoqėrisė civile.

Programi kulturorė mė rastin e kėsaj dite ishte i larmishėm, ku nė njėren prej pikave tė programit u shfaq edhe pjesė tė valles me elemente tė folklorit dhe veshjes tradicionale shqiptare. Nė fund ėshtė organizuar njė koktej i rastit, ku organizatorėt kanė pėrshėndetur dhe  falendėruar  tė gjithė pjesmarrėsit nė aktivitetet e zhvilluara me rastin e shenjimit tė kėsaj dite.