GjIMNAZI PRIVAT “ DRITA” FESTOI TETĖVJETORIN E THEMELIMIT

Mesazhe pune e arsimi kombėtar

Gjekė Gjonaj

  

Kėtė ditė feste e gėzimi, e cila  u mbajt  mbrėmjen e 6 marsit nė objektin e ri shkollor, e madhėruan pjesėmarrės tė shumtė, nė radhė tė parė prindėrit, tė cilėt rritėn gėzimin e fėmijėve tė tyre.  Tė pranishėm nė kėtė manifestim  tė organizuar bukur, pėrveē nxėnėsve, mėsimdhėnėsve, udhėheqėsisė  dhe ish  nxėnėsve tė shkollės,   ishin edhe kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fatmir Gjeka, deputeti nė Kuvendin e Malit tė Zi, Luigj Shkrela, Kryetari i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Malin e Zi  dhe deputeti Genci Nimanbegu,  kryetari i Kuvendit  Komunal tė Ulqinit Fuad Haxhibeti dhe nėnkryetari i Komunės sė Tivarit Osman Subashiq.

Ky jubile i rėndėsishėm  pėr arsimin tone kombėtar pėrkon me njė datė tė shėnuar pėr arsimin shqip 7 Marsin, Ditėn  e Mėsuesit apo siē quhet ndryshe ditėlindja e  shkollės sė parė shqipe. Andaj me kėtė rast nga kjo kremte u pėrcollėn me shumė respekt  urimet pėr tė gjithė mėsimdhėnėsit tanė tė cilėt me punėn,pasionion dhe dashurinė   pėr profesionin, pėr dijet ,pėr nxėnėsit i kanė dhėnė njė vizion tė ri traditės sė shkėlqyer tė arsimit kombėtar.

 

 

Bisha:  Gjimanzi “ Drita” do tė vazhdojė misionin e shenjtė

 

Themeluesi i Gjimnazit privat  “ Drita” Hysein Bisha fillimisht pėrshėndeti tė pranishmit dhe shprehu optimizmin e tij se ky institucion do tė vazhdojė misionin e tij tė shenjtė.

 

“Edukimi dhe arsimi janė shtyllat  kryesore tė formimit tė njė kombi. Pa kėto nuk mund tė ketė  sukses as Ulqini as Mali i Zi. Stafi drejtues dhe pedagogjik i kėtij gjimnazi privat  janė angazhuar  shumė qė ky institucion tė  mbijetojė edhe pėrkundėr vėshtirėsive tė theksuara financiare. Falė kėtij pėrkushtimi dhe pasioni pėr arsimin tonė kombėtar Gjimnazi “ Drita” vazhdon tė punojė dhe uroj e shpresoj qė tė ketė jetėgjatėsi. Gjatė tetė viteve tė shkuara  nė kėtė shkollė janė diplomuar 96 nxėnės  tė cilėt tani  ndjekin  shkollimin superior nėpėr universitete tė ndryshme nė Mal tė Zi, Kosovė , Shqipėri e vende tė tjera, tė cilėt shpresojmė se sė shpejti  do tė kthehen  tė kontribuojnė nė kėtė qytet” tha Bisha, duke  ftuar  Komunėn e Ulqinit dhe Qeverinė e Malit tė Zi tė mbėshtesin kėtė gjimnaz  nė mėnyrė   tė vazhdojė misionin e tij tė shenjtė.

 

 

Gjeka:  Pėrherė do tė keni pėrkrahjen time

 

Kryetari i Komunės sė Ulqinit Fatmir Gjeka,duke iu uruar nxėnėsve dhe mėsimdhėnėsve   tė kėtij institucioni tė parė privat arsimor-edukativ nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi  jubileun  e tetė  premtoi mbėshtetjen e tij, respektivisht tė institucionit qė ai drejton.

“Gjimnazi “Drita” mund tė  shėrbejė si shembull i afrimit tė arsimit tonė me arsimin evropian ku synojmė tė integrohemi. Ne jemi tė vetėdijshėm  pėr rrugėn e vėshtirė qė e pėrcjell arsimin shqip  nė Malin e Zi dhe reformat qė e presin . Por ne kemi provuar dhe kemi ditur t’ia dalim dhe po ia  dalim me sukses. Ju jeni  siguria e procesit tė pandashėm tė modernizimit tė arsimit  dhe tė rritjes cilėsore tė tij . Andaj  ju uroj suksese dhe  ju garantoj se tek komuna e Ulqinit  dhe tek unė si kryetar   pėrherė i keni dyert e hapura dhe  do tė keni pėrkrahjen tone”, u shpreh Gjeka

 

Nimanbegu: Hap vizionar me shumė pėrgjegjėsi

 

Kryetari i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve dhe deputeti  Genci Nimanbegu nė fjalėn e tij pėrshėndetėse  hapjen e kėsaj shkolle e vlerėsoi si njė hap tė guximshėm dhe vizionar.

-Gjimnazi privat “Drita” eshtė nisma   mė serioze afariste, mė kuptimplote dhe me pėrgjegjėsi mė tė madhe qė ėshtė bėrė  vitet e fundit nė Komunėn e Ulqinit. Hapja e njė shkolle private nė gjuhėn shqipe ėshtė njė hap pėr tė cilin ėshtė dashtur vizion, guxim, por edhe durim. Kėshilli Nacional i Shqiptarėve ēdo herė  do tė jetė pėrkrahės i nismave tė ndryshme  tė kėsaj shkolle. Dėshiroj qė jo vetėm Komuna e Ulqinit  por edhe qeveria tė japė mjete sa mė tė mėdha pėr ndihmėn e funksionimit tė kėsaj shkolle private e cila sigurisht me punėn e saj do tė nxjerrė nxėnės tė mirė tė cilėt  me punė do ta dėshmojnė veten, theksoi, Nimanbegu.

 

Nxėnėsit  mė tė mirė

 

Nxėnėsja mė e mirė pėr kėtė vit shkollor u shpall  Aida Rexhepi.

Kujdestarėt e klasėve pėr sukses tė shkėlqyeshėm dhe sjellje shėmbullore  i shpėblen me  lėvdata kėta nxėnės:  Besart Hoxhiq, Rajmond Gjonaj, Dorjeta Nasufaga, Muhamed Bisha, Leart Kallaba, Enis Lika, Besmir Asllani, Aida Rexhepi, Arbėr Markashi, Dafina Taganoviq, Gentiana Ēoboviq,  Zade Rexha, Sabina Suloviq dhe Amina Bisha.

 

Programi festiv

 

 Pėr nder tė kėsaj kremteje u  shfaq njė video reportazh e pėrgaditur nga profesori i gjuhės shqipe Haxhi Shbani nė bashkėpunim me nxėnėsit e kėsaj shkolle,   u pėrurua  objekti i ri  i  shkollės, i pajisur me kabinetet dhe mjetet mėsimore tė nevojshme pėr zhvillimin e procesit edukativo-arsimor sipas kėrkesave tė kohės dhe u promovua numri dy i revistės shkollore “ Drita”.Pjesė e kėtij programi festiv ishin edhe  punimet e nxėnėsve  nga lėnda e artit figurativ tė cilat kėnaqėn  frekuentuseit e kėsaj ekspozitė,derisa  pėr  mysafirėt e ftuar u shtrua njė koktej rasti.

 

 

 

 Revista shkollore “Drita”

 

Nė faqet e kėsaj reviste tė veēantė me 34 faqe kolor  nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit e kėsaj  shkolle kanė  botuar shumė shkrime e artikuj interesantė. Revista besoj se   do tė luaj rolin e saj tė rėndėsishėm nė afirmimin e vlerave tė punės arsimore dhe edukative tė kėtij institucioni tė suksesshėm. Urojmė qė  botimi i revistės shkollore “ Drita” tė jetė  njė nismė e mbarė dhe nxitje pėr  afirmimin e talentėve tė rinj, dashamirė tė fjalės sė shkruar.