Formohet Bashkėsia e nxėnėsve tė shkollave tė mesme nė Mal tė Zi

Takimi pėr formimin e Bashkėsisė sė nxėnėsve tė shkollave tė mesme nė Mal tė Zi u mbajt me 26, 27 dhe 28 mars nė Beēiq (Budvė).

Projekti pėr  themelimin e kėsaj organizate ėshtė financuar nga fondacioni gjerman Schurler Helfen leben, ndėrsa  procesi i konstituimit  ėshtė udhėhequr dhe monitoruar nga organizata joqeveritare Juventas.

Ndėr objektivat kryesore tė kėtij organizimi pėr Bashkesinė e nxėnėsave tė shkollave tė mesme nė Mal tė Zi kanė tė bėjnė me  evidentimin e nevojave dhe kėrkesave tė nxėnėsve, krijimi i mundėsive pėr bashkėpunim dhe aksione te perbashkėta, zhvillimin dhe avancimin e tė drejtave, pėrmirėsimin e kushtėve dhe gjėndjes sė tyre, si dhe hapjen e mundesive  tė reja pėr  nxėnėsit dhe tė rinjtė.

Nė kėtė takim tre ditorė pėr themelimin e kėsaj organizate morėn pjesė nxėnės tė shkollave tė mesme nga tė gjithė qytet e Malit tė Zi, ndėrsa nga qyteti i Ulqinit ishin pjesėmarrės nxėnėsit e Gjimnazit privat “Drita” me pėrfaqėsues nxėnėsit  Besart Hoxhiq dhe Rajmond Gjonaj.

Nxėnėsit tanė si pjesmarrės tė kėtij organizimi e konsiderojnė mjaft  me vlerė dhe tė dobishme  njė inicijativė tė tillė, pėrmes sė cilės atyre u  mundėsohet  qė nė mėnyrė tė organizuar tė bashkėrendojnė, tė shqyrtojnė dhe tė marrin vendime tė pėrbashkėta pėr  ē’ėshtje tė cilat janė me rėndėsi   dhe ndikojnė nė veprimtarinė  e tyre.