Historiku

Gjimnazi privat “Drita” nė Ulqin ėshtė institucioni i parė privat arsimor-edukativ nė gjuhėn shqipe nė Malin e Zi i inicuar nga Fondacioni “Nur” me Kryetar z. Husejn Bisha.

Nė Gjimnazin privat “Drita” mėsimi zhvillohet sipas programit tė drejtimit tė gjimanzit tė pėrgjithshėm, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit tė Malit tė Zi.

Kėshillin  nismėtar pėr themelimin e kėtij gjimnazi e pėrbėnin: Dr. Nail Draga, Sadik Pelinku, Muhamet Nika, Bilal Alaj dhe Hysejn Bisha, tė cilėt  kanė punuar nė hartimin dhe pėrgatitjen e tė gjitha akteve normative dhe juridike pėr regjistrimin nė Ministrinė e Arsimit tė Malit tė Zi, si dhe nė Gjykatėn Ekonomike tė Podgoricės.

Qeveria e Malit tė Zi, gjegjėsisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit, mė 30. 8. 2006 ka miratuar vendimin nr. 01-4772 pėr dhėnien e lejes pėr punė tė Gjimnazit privat “Drita” nė Ulqin.

Inagurimi zyrtar me rastin e hapjes sė Gjimnazit privat “Drita” ėshtė bėrė tė dielen mė 03 shtator 2006, me njė program solemn ku kanė marrw pjesw personalitete publike, tė arsimit, kulturės dhe shkencės, tė ardhur nga Ulqini, Tivari, Podgorica, Tuzi e Shkodra.

Procesi mėsimor nė Gjimnazin privat “Drita” filloj mė dt. 04 shtator 2006. Nė gjeneratėn e parė tė vitit shkollorė 2006/2007 u regjistruan 20 nxėnės,  prej tyre 12 nxėnės u  diplomuan nė kėtė shkollė, duke shėnuar gjeneratėn e parė tė maturantėve tė kėsaj shkolle tė vitit 2009/2010.

Suksesi dhe rezultatet e arritura tė nxėnėsve nė kėtė shkollė,  zbatimi i standardeve pėr kufizimin e numrit tė nxėnėsve nė paralele, pėrkatėsisht 15- 20 nxėnės pėr paralele, qė kishin si qėllim parėsorė  ngritjen e cilėsisė nė procesin mėsimorė, por edhe kushtet e volitshme qė ofronte shkolla pėr arsimim dhe edukim bashkėkohorė, pėrbėnin arsyet themelore tė cilat ndikuan qė numri i nxėnėsve cdo vit tė vijė duke u rritur.

Procesin mėsimorė nė Gjimnazin Drita e zhvillojnė kuadro tė zgjedhur dhe profesional nga Ulqini dhe Shkodra. Disa nga mėsimdhėnėsit kanė  grada shkencore, janė autorė librash e tekstesh shkollore dhe kanė pėrvojė tė theksuar nė mėsimdhėnie.

Nxėnėsit qė vijojnė shkollimin nė Gjimnaz janė tė pėrzgjedhur dhe vijnė nga komunat e Ulqinit dhe Tivarit. Nxėnėsit qė do tė pėrfundojnė Gjimnazin privat “Drita” do tė jenė tė gatshėm tė regjistrohen nė universitetet e njohura jo vetėm nė gjuhėn e tyre, por edhe nė gjuhėt e tjera, brenda dhe  jashtė vendit.